Sporti

Real Madrid i jep leksione Levantes, vazhdon me bilanc 100%

09/23/2025 23:34
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka marrë një fitore të thellë si mysafir ndaj Levante, duke triumfuar 4-1 në një ndeshje të vlefshme për La Liga.

“Los Blancos” kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e tetë me një gol të Vinicius Junior, i cili ka shënuar nga distanca pas asistimit të Federico Valverde. Vetëm dhjetë minuta më vonë, talenti i ri Franco Mastantuono i ka dyfishuar shifrat.

Levante ngushtoi rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katëe me një gol të Etta Eyong, i cili ka shënuar me kokë pas një topi të kthyer nga portieri.

Por, reagimi i madrilenëve ka qenë i menjëhershëm. Kylian Mbappe ka realizuar dy gola brenda tre minutave: fillimisht nga penalltia (64’) dhe më pas me një finalizim të saktë pas asistimit të Arda Guler (67’).

Me këtë fitore, Real Madrid e forcon pozitën e parë në tabelë me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Levante mbetet në vendin e gjashtëmbëdhjetë me vetëm katër pikë.