Sporti

Real Madrid humb durimin me Eden Hazard

10/01/2021 11:04
nga:E K

Real Madrid ka humbur durimin me yllin belg, Eden Hazard.

Klubi dhe tifozët e Real Madridit presin shumë më tepër nga belgu, i cili vazhdon të mos jetë në formën e tij më të mirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ancelotti kohëve të fundit i ka dhënë hapsirë sulmuesit belg, por ai ka dështuar të impresionoj në të njëjtën mënyrë siç bënte te Chelsea.

Hazard që nga largimi prej Chelseat në drejtim të Realit është përballur me shumë lëndime që nuk e kanë lënë atë që të shfaqë formën e tij më të mirë te gjiganti spanjoll.

/GazetaBlic Sport/