Real Madridi e zhvillon sot ndeshjen e radhës në La Liga.
Të drejtuarit e Carlo Ancelottit do të përballen me skuadrën e Getafes, ndeshje kjo që luhet në ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Madrilenët triumfuan ndaj Chelseas me rezultat 1 me 3 në Ligën e Kampionëve dhe do të tentojnë që të vazhdojnë me rezultat pozitiv edhe sonte.
Ja formacionet e mundshme.
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Nacho, Alaba, Mendy; Valverde, Casemiro, Camavinga; Asensio, Benzema, Vinicius.
Getafe: Soria; Dakonam, Cuenca, Mitrovic; Suarez, Alena, Villar, Maksimovic, Olivera; Unal, Sandro.
/GazetaBlic Sport/


