Real Madrid ka triumfuar në ndeshjen e sotme në La Liga.
Madrilenët triumfuan me rezultat 2 me 1 ndaj Cadiz, shkruan GazetaBlic Sport.
Militao dhe Kroos shënuan për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, kurse Perez shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Real Madrid tashmë është në pozitën e dytë me 35 pikë, dy më pak se Barcelona e vendit të parë.
Në anën tjetër, Cadiz renditet në pozitën e parafundit me 11 pikë të arkëtuara.
/GazetaBlic Sport/


