Sporti

Real Madrid fiton bindshëm ndaj Alaves

08/14/2021 23:50
nga:E K

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga.

Skuadra e Ancelottit ka shënuar fitore me rezultat solid 1-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave në këtë ndeshje e hapi sulmuesi francez, Karim Benzema.

Benzema realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 48’të të takimit.

Për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve u përkujdes mbrojtësi spanjoll, Nacho i cili realizoi pas asistimit të Luka Modric në minutën e 56’të të takimit.

Golin e dytë personal dhe të tretin për Realin e realizoi, Benzema në minutën e 62’të të sfidës.

Vetëm 3 minuta më pas Joselu shënoi për vendasit nga penalltia.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi, Vinicius Junior në minutën e 92’të të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/