Sporti

REAL MADRID është në finale të Ligës së Kampionëve

05/08/2024 23:02
nga:Mergim Rreci

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor.

“Los Blancos” iu falën dygolëshit të vonë të Joselut për të thyer dhe eliminuar Bayern Munich.

Sulmuesi 34-vjeçar erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola historikë, duke zhvlerësuar eurogolin e Alphonso Davies.

Sukses i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit. Rekordmenët e turneut më të rëndësishëm për klube, do të luajnë finalen e 6 në 10 vitet e fundit.