Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti do të përballen sot në finalen e Superkupës për vitin 2022.
Skuadra spanjolle e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, kurse skuadra gjermane më herët e kishte fituar trofeun e Ligës së Evropës, përcjell GazetaBlic Sport.
Këto janë disa nga statistikat më interesante para kësaj ndeshje:
Real Madridi ka fituar katër trofe të Superkupës së UEFA-s, me triumfin e tyre të fundit në vitin 2017.
Real Madridi poashtu e ka fituar përballjen e vetme të mëparshme kundër Eintracht Frankfurt, duke i mundur 7-3 në finalen e Kupës Evropiane në 1960.
Eintracht Frankfurt ka fituar gjashtë nga dhjetë ndeshjet e tyre kundër klubeve të La Ligës në përgjithësi, me humbjen e tyre të vetme në finalen e lartpërmendur të Kupës Evropiane kundër Real Madridit.
Real Madridi ka fituar 34 nga 72 ndeshjet e tyre të luajtura kundër klubeve nga Gjermania në të gjitha garat.
Eintracht Frankfurt është vetëm skuadra e tretë që është e pamposhtur në rrugën e tyre për të fituar Ligën e Evropës.

/GazetaBlic Sport/


