Sporti

Real Madrid edhe zyrtarisht në garë për shërbimet e Erling Haaland

12/21/2021 17:44
nga:Mergim Rreci

Intersimi i Real Madridit tashmë duket shumë serioz për Erling Haaland.

Sipas gazetarit të njohur, Marc Behrenbeck, tashmë edhe zyrtarisht skuadra madrilene është pjesë e garës për shërbimet e sulmuesit norvegjez, shkruan GazetaBlic Sport.

Ka disa skuadra të interesuara për shërbimet e Haaland, me Realin që pritet të ketë disa konkurentë të fortë në këtë drejtim.

Manchester City dhe Chelsea nga Premier League, Barcelona nga La Liga si dhe Bayern Munich nga Bundesliga janë disa nga skuadrat e interesuara për të. Natyrisht, duke mos e harruar edhe skuadrën e madhe franceze, PSG.

Dortmund’s Erling Haaland celebrates after he scored his side’s 5th goal during the German Bundesliga soccer match between Borussia Dortmund and Eintracht Frankfurt in Dortmund, Germany, Saturday, Aug. 14, 2021. (AP Photo/Martin Meissner)

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta më e pranueshme për futbollistin norvegjez, atje ku më pas Haaland do të vazhdonte karrierën e tij.

/GazetaBlic Sport/