Sporti

Real Madrid e bënë prioritet transferimin e Rudiger në janar

10/14/2021 11:35
nga:E K

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas.

Antonio Rudiger ka kontratë me Chelsean të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermani po heziton të nënshkruajë kontratë të re pasi dëshiron pagë mujore rreth 400 mijë euro në javë, dëshirë të cilën Chelsea nuk duket e bindur për ta plotësuar.

Raportet e fundit thonë se Real Madrid e ka bërë prioritet transferimin e Rudiger në janar.

Carlo Ancelotti shpreson se Rudiger mund të mbushë zbrazëtinë e lënë nga Ramos – i cili u bashkua me Paris Saint -Germain në një transferim falas këtë verë – dhe Varane – i cili nënshkroi për Manchester United në një marrëveshje me vlerë 36 milionë funte.

/GazetaBlic Sport/