Mbrojtësi i Bayern Munich, Dayot Upamecano, ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin bavarez, e cila skadon në fund të sezonit, dhe mundësia që ai të largohet nga Allianz Arena si lojtar i lirë po rritet.
Podkasti “Bayern Insider” i Bild pretendon se Real Madridi dhe PSG po e monitorojnë nga afër situatën me Upamecano-n në përpjekje për ta nënshkruar lojtarin si transferim të lirë.
Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, është optimist për rinovimin e kontratës së francezit, i cili luan për bavarezët që nga viti 2021 dhe ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


