Sporti

Real Madrid dhe Atletico Madrid përballen sonte në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës

01/10/2024 09:09
nga:Mergim Rreci

Me Real Madridin që gëzon një moment të mirë dhe Atletico Madrid në një rënie të vogël, rivalët e qytetit takohen sonte në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Real Madridi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe po shijon një seri prej 19 ndeshjesh pa hmbje radhazi. Humbja e vetme e skuadrës këtë sezon erdhi kundër Atletico-s në ligën spanjolle, 3-1 në stadiumin Metropolitano, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat kërkojnë kalimin në finalen e madhe, atje ku do të përballen me fituesin nga ndeshja, Bareclona – Osasuna.

Ky takim fillon në ora 20:00, kurse luhet në Arabinë Saudite.

/GazetaBlic Sport/