Sporti

Real Madrid dhe Atletico Madrid në disavantazh në pjesën e parë

05/22/2021 18:49
nga:E K

Real Madrid është duke humbur duelin ndaj Villarrealit.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoj me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Villarreal shënoi Pino në minutën e 20’të të takimit.

Edhe ekipi tjetër nga kryeqyteti i Spanjës është duke pësuar humbje ndaj Valladolid.

Valladolid shënoi nga një kundërsulm i shpejtë.

Për Valladolid shënoi Plano në minutën e 18’të të takimit.

Nëse këto duele përfundojnë me këto rezultate Atletico Madrid do të jetë kampion i ri i Spanjës.

/GazetaBlic Sport/