Real Madrid definitivisht planifikon të zgjasë kontratën e mbrojtësit të tij të ri Raul Asensio, raportoi eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Asensio po vendoset gjithnjë e më shumë me sukses në skuadrën e parë të “klubit mbretëror”, ndaj dhe drejtuesit e Real Madridit duan ta mbajnë sa më gjatë pranë vetes, transmeton GazetaBlic Sport.
Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit të lindur në vitin 2003 zgjat deri në verën e vitit 2026.
Nuk dihet ende se sa do të zgjasë kontrata e re për Asension, i cili këtë sezon ka 4 ndeshje për ekipin e parë të Real Madridit, por që pritet të vijë me një rritje të ndjeshme page.
/GazetaBlic Sport.