Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Real Madrid – Chelsea.
Pjesa e parë e takimit Real Madrid – Chelsea ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga Anglia, Chelsea kaloi në avantazh me anë të Christian Pulisic, i cili realizoi pas 14 minutave në portën e kundërshtarëve.
Megjithatë, “Los Blancos” barazuan shifrat me anë të Karim Benzema, i cili shënoi gol të bukur në minutën e 34’të.
/GazetaBlic Sport


