Spektakël i madh në futbollin spanjoll, ‘El Clasio’ e 246 me radhë do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Të dy skuadrat synojnë fitoren e madhe, ndeshje kjo që mund të jetë edhe vendimtare për rrugën drejt titullit kampion, përcjell GazetaBlic.
Statistikat shkruajnë se aktualisht klasikja i takon Real Madridit, ku në 245 ndeshje të zhvilluara, ‘mbretërit’ kanë fituar 97 ndeshje me 408 gola të shënuar e Barcelona 96 prej tyre me 400 gola.
Të dy skuadrat do ta nisin ndeshjen e sotme me këto formacionet zyrtare.
Real Madrid: Courtois, Vazquez, Militao, Nacho, Mendy – Modric, Casemiro, Kroos – Valverde, Benzema, Vinicius.
Barcelona: Ter Stegen, Mingueza, Araujo, Lenglet – Dest, Busquets, De Jong, Pedri, Alba – Messi, Dembélé.


