Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Betisit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
120 minutat lojë përfunduan me rezultatin 2-2, teksa në penallti Barcelona ishte më e suksesshme (4-2), duke kaluar në finale, shkruan GazetaBlic Sport.
Barcelona në finale do të takohet me Real Madridin.
Skuadra e Ancelottit fitoi dje ndaj Valencias, poashtu në penallti me rezultatin 4-3.
Finalja e madhe do të luhet të dielën në Riad të Arabisë Saudite.
/GazetaBlic Sport


