Sporti

Real Madrid apo Manchester City, ja kush kalon në finale sipas Arsene Wenger

04/20/2023 08:46
nga:Mergim Rreci

Inter, Milan, Real Madrid dhe Manchester City, këto janë katër skuadrat që kanë siguruar gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Inter – Milan dhe Mancester City – Real Madrid janë ndeshjet gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy ndeshjet pritet të jenë jashtëzakonisht interesante, por sfida mes Manchester Cityt dhe Real Madridit pritet të jetë shumë e rivalizuar, edhe për faktin e kualitetit që kanë të dy skuadrat në përbërjet e tyre.

Ish trajneri i njohur i Arsenalit, Arsene Wenger tha: Real Madrid mund të shënojë kundër çdo klubi, por unë e konsideroj Manchester Cityn si kandidatin për të arritur në ndeshjen finale, sepse Real Madrid ka një problem në mbrojtje”.

Ndeshjet e para në gjysmëfinale luhen me 9 dhe 10 maj, kurse ato të kthimit me 16 dhe 17 maj, një javë më pas.

/GazetaBlic Sport/