Pavarësisht se Barcelona ka një fillim fantastik të mbretërimit të Flick, është Real Madridi ai që bëhet favorit nga superkompjuteri Opta, për super ndeshjen e nesërme.
Skuadra e Ancelottit ishte fitimtare në 45.6% të 10,000 simulimeve të kryera nga superkompjuteri, me Barçën që fitoi 31.0%, kurse pjesa tjetër i takon një barazimi të mundshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Natyrisht, gjithçka do të dëshmohet në fushë, atje ku pritet të ketë rivalitet të madh deri në sekondat e fundit.

/GazetaBlic Sport/


