Sporti

Real Madrid – Al Hilal, spektakël sonte në finalen e Kupës së Botës për Klube

02/11/2023 10:30
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube.

Real Madrid do të përballet me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Hilal, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, me skuadrën fituese që do të shpallet Kampione e Botës për Klube.

‘Los Blancos’ kanë fituar trofeun e Kupës së Botës për Klube në katër raste. Futbollistët e Carlo Ancelottit shpresojnë të arrijnë në pesë. Hera e fundit që Real Madrid e fitoi turneun ishte katër vjet më parë.

Për sa i përket kundërshtarit të tyre Al Hilal, ata tashmë kanë krijuar histori duke arritur deri në finale në këtë turne. Ata janë skuadra e parë e Arabisë Saudite që paraqitet në finale.

/GazetaBlic Sport/