Real Madrid është një hap larg mbylljes së marrëveshjes me Emirates për rinovimin e kontratës së sponsorizimit deri më 30 qershor 2026.
Prandaj agjensia e linjave ajrore do të vazhdojë të jetë sponsori kryesor i klubit kampion evropian edhe për katër sezone të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raporton Sportico, marrëveshja aktuale sjell rreth 70 milionë euro në sezon në arkat e Blancos, ndërsa kontrata e re do të sjellë gati 80 milionë euro në varësi të performancës sportive të skuadrës.
/GazetaBlic Sport


