Dështimi në finalen e Superkuës së Spanjës rrezikoi të kthehej në një zhgënim akoma më të madh për Real Madrid.
Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti “luajti me zjarrin” në sfidën për Kupën e Mbretit, duke siguaruar kualifikimin në çerekfinale vetëm pas kohës shtesë, duke mundur 5-2 Selta Vigo.
Por ky rezultat është i gënjeshtert.
Në tempullin e tyre “Santiago Bernabeu”, madrilenët jetuan një përzirje emocionesh, duke kaluar nga festa, te frika dhe më pas sërish te festa.
Kilian Mbape vendosi epërsinë e vendasve me golin e tij në minutën e 37-të.
Pas pushimit, shumë shpejt Vinicius Zhunior dyfishoi shifrat, duke dhënë përshtypjen se fitorja dhe kualifikimi ishte I sigurtë.
Këto pritshmëri morën të tjera doza kur Gyler ndali topin në rrjetë për herë të tretë, por goli i turkut u anulua nga sistemi VAR.
Por atmosfera ndryshoi kryekëput në minutat e fundit.
Për surprizën e të gjithëve, Celta Vigo u kthye në lojë, duke rihapur garën me golin e Bamba në të 82-ën.
Por ajpo që mund të rezultonte goditja e KO për Real Madrid erdhi në minutën e parë shtesë, kur Markos Alonso me 11 metërsh barazoi shifrat, duke dërguar sfidën në kohën ekstra.
Këtu madrilenët mblodhën veten dhe reaguan fort, duke shënuar tre gola të tjerë.
Hendrik ktheu vendasit në epërsi, ndërsa më pas Valverde dhe sërish talenti brazilian vulosën fitoren dhe kualifikimin e Real Madrid mes favoritëve të tjerë, Barcelona dhe Atletiko në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.