Sporti

Real – Bayern, nuk ka gola pas 45 minutave të parë

05/08/2024 21:51
nga:Mergim Rreci

Pjesa e parë ndërmjet Real Madrid dhe Bayern Munich është mbyllur në barazimin 0-0.

Sfida e kthimit e gjysmëfinales së Champions League mes dy super ekipeve ka qenë intensive, me spanjollët të cilët kanë qenë më kërkues për të shënuar që në fragmentin e parë kohor.

Në pjesën e dytë pritet të ketë më shumë intensitet loje dhe raste më të shtuara, pasi të dyja skuadrat kërkojnë biletën e finales së Champions League, aty ku Dortmund po pret kundërshtarin.