Lajme

Reaguan për sulmin mbi policët në Veri, Imer Mushkolaj akuzon rëndë BE

04/15/2022 14:58
nga:N M

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas dënimit të sulmit mbi policinë e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook duke ndarë edhe një pjesë të reagimit të BE për këtë rast.

Reagimi i Imer Mushkolajt:

Sulmohen me armë policët e Kosovës, kurse BE iu bën thirrje “të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme”. Cilave palë, cilat spekulime? Po rrezikohet jeta e policëve, e këta ende me fore t’njëjta, t’lodhta

Kurti për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri: Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia