Lajme

Reagon Kusari pas masave të paralajmëruara nga BE: Hera e parë në historinë e BE-së, që vendosen masa ndaj demokracisë

06/29/2023 10:01
nga:E K

Pas masave të paralajmëruara nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës, ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se për herë të parë në historinë e BE-së po vendosen këto masa, raporton GazetaBlic.

“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash ka shtuar se ‘Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet’.