Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me kundërshtimet që janë bërë sot për marrëveshjen me Serbinë për energji, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se do ta kthejnë rendin dhe Republikën e Kosovës edhe në veriun e vendit.
Postimi i tij i plotë:
Këta të ‘Zajednicës’, këta të ‘dhuratës së Rankoviqit’, këta të 20 vjeçarit, këta, ky i gurthyesit po ashtu, ai i ‘ridefinimit të kufirit me Serbinë’, gjithë këta të shqetësuar sot me veriun e vendit.
Mos u shqetësoni do ta kthejmë rendin dhe Republikën e Kosovës edhe në atë pjesë. Si asnjëherë më parë andej po shtrihet autoriteti i Republikës së Kosovë. Pas 20 vitesh: pa referendum të Serbisë, pa zgjedhje, pa krim e kontrabandë e tash edhe me rrymë që paguhet edhe andej.
Mos u shqetësoni!


