Lajme

Reagon Vetëvendosje: Askush nuk mund t’i dëmtojë më provat e Deharit

11/21/2023 15:44
nga:G B

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me djegien e zyrave të IML-së.

Ai tha se askush s’mund t’i dëmtojë më provat e ish-aktivistit Astrit Dehari, pasi sipas tij, mbi to janë bërë ekspertiza të shumta.

Në rrjetin social Facebook theksoj se për sigurinë e tyre nuk duhet të shqetësohet askush, por vetëm “për padrejtësinë e moszbardhjen e rastit”.

“Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar zëdhënësi i partisë në pushtet.