I zhgënjyer pasi pa Sergio Agueron që luajti vetëm 15 minuta në finalen e Ligës së Kampionëve, vëllai i Agueros e kritikoi Guardiolan duke thënë se spanjolli “asnjëherë nuk e ka pëlqyer” atë.
Ai kritikoi edhe taktikat e Guardiolas i cili vendosi të luaj me De Bruynen si sulmues të rremë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se prej se kur ka ardhur Guardiola në Manchester City ai kurrë nuk e ka pëlqyer vëllaun e tij.
“Që nga ardhja e tij në City, Guardiola nuk e ka pëlqyer kurrë vëllain tim”, tha ai.
“Në finale humb ose fiton, por për mendimin tim nuk mund të luash kurrë ashtu”.
Më pas ai e fshiu postimin e tij ku thotë se Guardiola nuk e ka pëlqyer asnjëherë Agueron.
/GazetaBlic Sport/


