Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas protestës që zhvilluan Njësitet elitare të Policisë së Kosovës, bashkë me Sindikatën, para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kanë bërë maksimumin që pbrenda mundësive ta trajtojnë secilin njësit të Policisë së Kosovës ashtu siç e meriton.
Sveçla ka thënë se nga marrja e mandatit e kanë rritur buxhetin për Policinë e Kosovës për 30%, ndërkaq në investime kapitale rritja, sipas tij, është prej 300%.
“Kushdo që në çfarëdo forme, për interesa personale apo grupore tenton të përdorë situata të ndryshme me qëllim të zbehjes së këtyre angazhimeve është i predispozuar që të dështojë. Ne nuk do të ndalemi. Sepse ne jemi në rrugën e duhur dhe të drejtë”, ka shkruar Sveçla.
Protesta e NJSI dhe Policisë- Këto janë 14 kërkesat për Qeverinë!


