Sporti

Reagon Suhareka pas ngjarjeve në Istog, kërkon që FFK të marrë masa

09/23/2023 19:37
nga:E K

Një përleshja ka ndodhur sot në Istog ku tifozë kanë sulmuar ekipin mysafirë FC Suhareka.

Istogu – Suhareka ishte ndeshja e Ligës së Parë në futboll të Kosovës e ku u tha se një futbollist është lënduar.

Për këtë rast, në rrjetet sociale ka reaguar FC Suhareka, të cilët rastin e kanë quajtur të turpshëm.

“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët , zyrtarët dhe shikuesit të pranishëm në stadium”, kanë shkruar kjo faqe por që nuk e kanë përmendur klubin e Istogut.