Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë ndaj tij dje gjatë ballafaqimit Gjilani-Ballkani.
Frashëri ishte goditur nga disa tifozë të Gjilanit, me ç’rast kishte pësuar edhe lëndime dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, përcjell GazetaBlic Sport.
Pothuajse 24 orë pas rastit që ka ndodhur ndaj tij, Stivi Frashëri ka reaguar në rrjetin social, ku falënderon shumë të gjithë që e kanë mbështetur.
Ai poashtu thotë se po kryen tashmë analizat për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Më poshtë keni reagimin e tij:



