Ish futbollisti i njohur, Shevchenko ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Sheva i cili njihet si një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur Milani dhe ishte ish trajner i Ukrainës ka shkruar në Twitter para pak çastesh, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai thotë se familja e tij është në rrezik dhe se ai dhe populli i tij duan paqe.
“Herët në mëngjes filloi një luftë në shkallë të gjerë e nisur nga Rusia. Njerëzit dhe familja ime janë në rrezik. Ukraina dhe populli i saj duan paqe dhe integritet territorial”, ka shkruar Sheva.
/GazetaBlic Sport/


