Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar sërish pas bastisjeve që bëri Gjykata Speciale në banesën e tij.
Ai ka thënë se këto bastisje janë kthyer në mjet të Speciales për të mbuluar dështimin në lidhje me përballjen me liderët e UÇK-së.
Derisa ka kërkuar që “të ndalet kjo marrëzi”, Behrami i falënderoi miqtë dhe familjarët “për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese”.


