Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar për tensionet që po ndodhin pranë zyrave të Partisë Demokratike në Shqipëri, duke bërë thirrje për ruajtje të qetësisë.
“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë”, ka shkruar Meta.
“Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme”, u shpreh ai.
“Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, përfundoi presidenti.


