Lajme

Reagon presidenca e Kosovës ndaj transportit të armëve kineze në Serbi

04/10/2022 18:00
nga:Donika Fetahu

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj disa veprimeve kineze, ku përmes transportit ajror, Forca Ajrore Kineze kanë dhuruar armë në Serbi.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim, meqë thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Europë, duhet të ndalet.

”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të ??PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”.

Kina furnizon Serbinë me raketa

Hoxhaj: Dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën