Lajme

Reagon policia: Nuk është hedhur asgjë e kundërligjshme në selinë e PD-së

01/08/2022 12:42
nga:Genita C

Policia e Shtetit ka reaguar pas tymit të hedhur në selinë e PD. Policia mohon përfshirjen dhe në reagim thuhet se nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

“Policia e Shtetit

Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.”