Showtime

Reagon përsëri nëna e Beatrixës, kësaj here përmend edhe Borën

12/15/2021 12:01
nga:Genita C

Debati i ashpër mbrëmë mes banorëve ka përfshirë edhe romancën mes Donaldit dhe Beatrix Ramosaj.

Shumë nga ish-banorët dhe banorët e shtëpisë së “BBV” kanë ndryshuar mendje duke u shprehur se kjo është lojë e Donaldit, shkruan GazetaBlic.

Për këtë e ka parë të arsyeshme të reagojë edhe nëna e Beatrix Ramosaj e cila qysh nga fillimi nuk ishte kundër lidhjes së tyre por dëshironte vetëm vendosmëri.

Antigona ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku thuhet se Donaldin dhe Beatrixën nuk po e lën rehat xhelozet e shtëpisë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë./GazetaBlic/