Lajme

Reagon PDK-ja për vrasjen e zyrtarëve në Pejë: Jemi tronditur, bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve

09/08/2021 22:52
nga:Q R

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt.

PDK thotë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës, përcjell Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.
Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë.

Vrasja e dyfishtë në Pejë, Sveçla njofton se i plagosuri është nën arrest