Lajme

Reagon Mimoza Kusari- Lila, mundohet ta kamufloj propozimin e saj, për 11 milionët e rrymës në veri

04/28/2021 17:40
nga:Gazeta Blic

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila është munduar ta kamufloj propozimin e saj në Komision Parlamentar, për pagesën e rrymës në veri.

Ndonëse KOST-i obligohet ta paguaj këtë rrymë, ajo ka theksuar se mediat po dezinformojnë.

Reagimi i plotë:

Informim apo DEZINFORMIM

Përfaqësues të mediave, të papenguar e keni qasjen në takime të Komisioneve Parlamentare. Jeni prezent, ndëgjoni dhe inçizoni gjatë gjithë kohës.

Ju që keni publikuar këta tituj, a bash asnjë etike gazetareske nuk dëshironi ta mbani?!

Është e padrejtë, shumë tendencioze dhe me agjendë destruktive kjo formë e raportimit.
Kjo agjendë përveç se po mundohet të ndalojë progresin në Kosovë, po mundohet të mbulojë humbjen e thellë të forcave të caktuara politike dhe barazojë çdo përpjekje tonën sot me mungesën e suksesit të tyre dje.

Për të gjithë që e duan dhe e kërkojnë lajmin e vërtetë, më poshtë është teksti i rekomandimeve të miratuara sot në Komisionin për zhvillim ekonomik lidhur me situatën e shkaktuar me devijimet elektro energjetike në katër komunat veriore të vendit:

0muajt e ardhshëm, duke filluar nga muaji prill 2021;
2. NP KOSTT, të paraqes në komision funksional, shpenzimet e energjisë elektrike në baza mujore retroaktivisht prej 1 janar 2018 – deri me 1 prill 2021;
3. NP KOSTT, duhet të paraqes në komision funksional, zgjidhjen mujore për devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan);
4. Autorizohet NP KOSTT të mbuloj devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), sipas zgjidhjes së prezentuar dhe miratuar në komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.
5. Obligohet Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatoreve në katër komunat e Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) me energji elektrike.