Lajme

Reagon Lushtaku: VV u dënua, nuk e ndihmuan as xhipat e zinj, as milionat e Nagipit e të Martinit – Kurti i quajti hajvana familjet e mbi 400 mijë votuesve

02/10/2025 22:25
nga:G B

Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, derisa ka falënderuar votuesit dhe ata që kanë dënuar VV-në në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

“Xhipat e zinj dhe veturat zyrtare nuk e ndihmuan, as milionat e Nagipit e të Martinit nuk e ndihmuan.  Me gjasë ekstazia e asambleistit të tyre Mujeci i ka bërë me halucinacione. Festonin dhe ofendonin, edhe pasi humbën shumicën që kishin pas dikur. Ai vazhdoi me të njëjtën gjuhë urrejtjeje, i quajti hajvana familjet e mbi 400 mijë votuesve, të tjerët rreth tij na shanë e ofenduan. Frustrimi i tyre është i madh dhe frika që do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, edhe më e madhe”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Mbi 200,000 zemra e mendje u rreshtuan me ne për një Kosovë më të mirë, e në total mbi 400,000 shqiptarë dënuan një pushtet që për 4 vjet prodhoi vetëm skandale, ndërsa për 30 ditë të fushatës ushqeu urrejtje, përçarje e vëllavrasje.

Xhipat e zinj dhe veturat zyrtare nuk e ndihmuan, as milionat e Nagipit e të Martinit nuk e ndihmuan.

Me gjasë ekstazia e asambleistit të tyre Mujeci i ka bërë me halucinacione. Festonin dhe ofendonin, edhe pasi humbën shumicën që kishin pas dikur.

Ai vazhdoi me të njëjtën gjuhë urrejtjeje, i quajti hajvana familjet e mbi 400 mijë votuesve, të tjerët rreth tij na shanë e ofenduan. Frustrimi i tyre është i madh dhe frika që do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, edhe më e madhe.

Rezultatet i vonuan, tentuan edhe ti manipulojnë, e sistemi kinse ju dështoi siç dështuan vet.

Ama, një gjë është e sigurt, populli i dha shumicë parlamentare opozitës.

Kosova meriton shumë më shumë, dhe do të bëhet #MaMirë!

Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj.

Gjithmonë, me ju dhe për ju!