Lajme

Reagon Lladrovci: Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, janë sinonim i luftës tonë të drejtë

02/09/2026 12:04
nga:Genita C

Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me përfundimin e fjalëve përfundimtare në Hagë, duke e cilësuar procesin gjyqësor si të padrejtë dhe të bazuar në akuza të fabrikuara e dëshmi jokredibile, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët janë simbol i luftës së drejtë për liri dhe shtetësi të Kosovës, në përputhje me normat ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me NATO-n.

Lladrovci u shpreh i bindur se shpallja e pafajësisë së tyre është i vetmi vendim i drejtë dhe se lirimi i tyre është i pandashëm nga themelet e shtetit të Kosovës dhe vlerat euro-atlantike.