Liria ka reaguar pas humbjes në ndeshjen e sotme në ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë.
Skuadra nga Prizreni pretendeon se ndeshja nuk u vendos në aspektin sportiv, por nga një referim skandaloz i gjyqtarit Alban Shala.
“Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Kjo nuk është më çështje e një gabimi njerëzor – është një goditje e rëndë ndaj vetë parimeve të sportit dhe garës së ndershme”, thuhet ndër të tjera.
Ja reagimi i plotë:


