Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Para dy ditësh, Leonora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Komandant” e cila është dedikim për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan GazetaBlic.
Kjo këngë u bë virale dhe u komentua mjaft në mediet serbe ku e quajtën: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ka shkruar Leonora./GazetaBlic/



