Lajme

Reagon Komuna e Prishtinës: Rruga “Don Shtjefën Kurti” është shembur plotësisht

03/29/2026 17:03
nga:Genita C

Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rruga “Don Shtjefën Kurti” është shembur plotësisht për shkak të rrëshqitjes së dheut, raporton GazetaBlic.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rreziqeve për qytetarët.

“Rruga është e bllokuar për qarkullim, ndërsa qytetarët janë udhëzuar të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren”, thuhet në njoftimin e Komunës.