Sporti

Reagon Jamie Carragher: 99% e tifozëve janë me Ten Hag

11/13/2022 23:49
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo pak minuta më parë ka dhënë një intervistë për Piers Morgan, ku ka goditur skuadrën e tij, Manchester United.

Ai ka thënë në një pjesë të intervistën se nuk e respekton trajnerin Ten Hag, pasi nuk e kuptoi në rastin kur e kishte sëmurë vajzën e tij tre muajshe, përcjell GazetaBlic Sport..

Carragher reagoi dhe tha se 99% të tifozë të United janë me Ten Hag.

“Ronaldo: “Nuk e respektoj trajnerin” Ronaldo nën epokën e Ten Hag: Njoftoi se donte të largohej, refuzoi të hynte si zëvendësues, u largua nga pankina dhe u largua para se të mbaronte ndeshja. 99% e tifozëve të United do të jenë në anën e ETH, gjë që tregon se sa keq e ka trajtuar Ronaldo këtë situatë”, shkroi Carragher.

/GazetaBlic Sport