Ish-Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Ismet Ferizi, ka thënë se është shkarkuar nga kjo pozitë për shkak të procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të rinj të shkollave në këtë qytet.
“Arsye e shkarkimit është se komisioni i kuvendit komunal është përcaktuar për një listë kandidatësh për drejtorë që nuk i kanë pëlqyer kryetarit Agim Bahtiri”, është shprehur Ferizi, njofton Klan Kosova.
“Kam biseduar me komisionin dhe i kam lënë të lirë të vendosin mbi bazat e parimeve jopolitike. Është momenti i fundit që arsimi të depolitizohet. Këtë herë është zgjedhja e kandidatëve jo sipas përkatësive partiake por sipas cilësisë”.
Ferizi në Edicionin Special ka thënë se kumti për shkarkim i është dhënë të premten e javës së kaluar nga kryetari Agim Bahtiri.
“Të premten më ka thirr në zyrën e nënkryetarit Faruk Mujka dhe Drejtori i Inspekcionit Fidan Ademi dhe më ka pyet se si ka shkuar puna e drejtorëve. Agim Bahtiri është çuar nga vendi dhe ka thënë: “Nuk guxon ta propozosh filan fistekun dhe nga ky moment je i shkarkuar”.
Enver Hoxhaj: PDK nuk mund të vazhdoj më me Ushtrues Detyre, duhet ta zgjedh kryetarin e ri