Sporti

Reagon Iker Casillas: E kam gjithnjë e më të vështirë të besoj te çmimet e futbollit

11/30/2021 09:23
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.

Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’.

Kjo ishte hera e shtatë që Messi e fiton këtë çmim, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, i pakënaqur me vendimin që atij t’i jepet “Topi i Artë” ka mbetur ish portieri, Iker Casillas.

“E kam gjithnjë e më të vështirë të besoj te çmimet e futbollit.Për mua Messi është një nga 5 lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por duhet të fillosh të dish se cilët janë më të spikaturit pas një sezoni. Nuk është aq e vështirë! Të tjerët e bëjnë të vështirë”, tha Casillas.