Regjisori i programit “Big Brother Vip” njëkohësish edhe bashkëshorti i Arbana Osmanit, Eduard Grishaj, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Grishaj foli hapur për ngjarjet të cilat ndodhën pas përfundimit të finales, shkruan GazetaBlic.
Një veprim që quditi të gjithë ishte ai i ish-banorit Donald Veshaj, i cili pas përfunditmi të finales, nuk u kursye dhe largoi Arbanën dhe trashëgimtaret e Top Channelit, nga lista e ndjekësve në profilin e tij në Instagram, bashkë me binjakun e tij Romeon.
Flitej se mes binjakëve dhe produksionit nuk shkoi gjithçka mirë.
Ndërkohë që regjisori u shpreh se të gjithë finalistët e “BBV”, kanë qenë fitues në mënyrën e tyre dhe normalisht që vetëm njëri nga ta do ta fitonte çmimin e madh.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues.Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni“, tha ai./GazetaBlic/


