Lajme

Reagon Hovenier për shpërthimin në veri: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

09/22/2023 17:43
nga:Y I

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi në veri të vendit ka ndodhur një shpërthim me bombë e ku fatmirësisht s’ka pasur asnjë të lënduar.

Hovenier ka thënë se është thellë i tronditur me një gjë të tillë dhe ka dënuar veprime të tilla.

Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.