neville
Sporti

Reagon Gary Neville për situatën e sotme dhe pronarët Glazers

05/02/2021 20:41
nga:L J

Ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool e paraparë të luhej sot me fillim nga ora 17:30, është shtyer për një datë tjetër.

Arsyeja e shtyerjes së duelit anglez, është përshkak të protestave të fansave të United, të cilët ‘pushtuan’ stadiumin “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e Man Utd protestuan për pakënaqësitë e tyre në lidhje me pronarët e klubit, Glazers, të cilët po kërkojnë shitjen e klubit te një pronar i ri.

Pakënaqësitë me pronarët e Unitedit, Glazers i ka shfaqur edhe ish lojtari i United, Gary Neville.

“Ne nuk kemi fituar një kampionat të Premierligës për 8 vjet. Familja Glazer po dështon të përmbushë kërkesat financiare të klubit. Nëse ata do ta vendosnin klubin në shitje tani, do të ishte koha e përshtatshme dhe do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë.”, tha Gary Neville.

/GazetaBlic Sport.