Sporti

Reagon FFK: Nuk kemi asnjë vendim lidhur me refuzim të aplikimit për rilicencim

12/21/2022 17:01
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës i ka demantuar lajmet e fundit të raportuara për moslicencim nga MKRS.

Në një komunikatë, FFK ka njoftuar opinionin se nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka asnjë vendim lidhur me refuzim të aplikimit për rilicencim, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas tyre, FFK ka kapacitete për t’i plotësuar të gjitha kushtet ligjore të kërkuara me aktet ligjore në Kosovë për rilicencim dhe plotësimin e kërkesave nga rregullativa e UEFA-s e FIFA-s.